Rikthimi i Bashës, Korreshi: Lufta nuk po bëhet për demokratët, e bëjnë për b… e vet

Nga A2 CNN
22 Qershor 2023, 12:12 | Politikë
Rikthimi i Bashës, Korreshi: Lufta nuk po bëhet për

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, i cili bën pjesë në grupin e ligjvënësve të selisë blu që janë rreshtuar përkrah kreut të Grupit, Gazmend Bardhi, komentoi para hyrjes në Kuvend zhvillimet në kampin blu.

Interesit të gazetarëve, lidhur me mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku Lulzim Basha dorëzoi kandidaturën për kryetar për në zgjedhjet e 29 korrikut, Korreshi iu përgjigj duke thënë se nuk do të bëhet pjesë e farsës.

Në qoftë se ne do të sajojmë Këshill Kombëtar se ashtu do të bëjmë një punë, le të hapin parti, t’i ndërrojnë emrin, të bëjnë ça të duan. Të paktën të mos na bëjnë pjesë e farsës”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët se cilët do të jenë hapat e radhës nga grupi i deputetëve që refuzojnë t’i bashkohen Berishës dhe janë kundër zgjedhjeve të shpallura në PD-në zyrtare, Korreshi me ironi tha se ekziston edhe opsioni për të shitur shalqinj.

Korreshi nuk dha një përgjigje konkrete nëse ai dhe deputetët e tjerë do të krijojnë një parti të re politike pasi të mbarojnë mandatet apo do të shkojnë në shtëpi, por tha se luftën në PD, gjithsecili po e bën për interesin personal.

Është opsioni për të shit shalqinj, duke qenë te ky grupi i mesëm, është edhe ky opsioni që na kanë servirur. Shumë më e ndershme. Por unë mendoj dhe gjykoj se të paktën demokratët duhet të kuptojnë se lufta nuk po bëhet për ta, por po e bën gjithsecili për terezinë e bythën e vet në karrige që ta mbajë ngrohtë. E mbajti njëri një vit e gjysmë. Kjo kryesi ishte që nuk vendosi të pezullonte luftën për kryetar, që kur të vinte të vinte pas humbjes, që të mos vinte përpara se mbante kosto. Tani të kesh mbajtur një vit e gjysmë karrigen e të bësh si i djegur për Partinë Demokratike, vallahi nuk e di se kush e ka çuar te Meta dhe te Berisha partinë”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos