“Opozitën e dëmtove, por dështove,” Berisha-ambasadores Kim: Po largohesh nga ky vend si sekretare e PS

Nga A2 CNN
22 Qershor 2023, 14:19 | Politikë
“Opozitën e dëmtove, por dështove,”

Opozitën e dëmtove, por dështove.” Ishte ky mesazhi që kreu i “Rithemelimit” i dërgoi ambasadores Yuri Kim, në përfundim të misionit të saj diplomatik në Shqipëri.

Nga Foltorja e Parlamentit, Sali Berisha i bëri thirrje kryediplomates amerikane që t’u kërkojë falje shqiptarëve  për çështjen McGonigal.

Teksa e akuzoi për mbështetjen e hapur, që sipas tij, ambasadorja ka treguar ndaj shumicës qeverisëse, Berisha tha se Kim me veprimet e saj ka dëmtuar reputacionin që ka pasur kombi shqiptar.  

“Më duhet t’i them zonjës guvernatore, se në historinë e pluralizmit dhe të lirisë të këtij kombi, emir i saj do të mbetet i gdhendur si i një personi që abuzoi me pushtetin e përfaqësimit të vendit të saj. Opozitën e dëmtove, por dështove.  Me bashkërëndimin me qeverinë e narkotrafikantëve të Ramës, je e vetmja ambasadore në 32 vite që largohesh nga ky vend si sekretare e PS, jo nga unë.”

Kujtojmë se në konferencën e fundit të saj për shtyp me gazetarët, teksa u pyet për Berishën dhe qëndrimet e forta që i është dashur të mbajë, ambasadorja Yuri Kim deklaroi se “SHBA sheh vetëm nga e ardhmja.” (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/yuri-kim-ben-bilancin-crrenjosja-e-korrupsionit-eshte-ceshtje-kombetare/
https://a2news.com/2023/06/21/do-ta-vijoje-punen-per-shqiperine-nga-dash-kim-ndoshta-jo-te-gjitheve-ju-pelqen-por-po/

A2 CNN Livestream

Latest Videos