Balla, thirrje Bardhit: Të takohemi javën tjetër për Avokatin e Popullit

Nga A2 CNN
22 Qershor 2023, 11:44 | Politikë
Balla, thirrje Bardhit: Të takohemi javën tjetër për

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i ka bërë thirrje kolegut të tij nga kampi demokrat që të bëhen bashkë për të zgjedhur Avokatin e Popullit.

Nga foltorja e Kuvendit, Taulant Balla e ftoi Gazment Bardhin që javën e ardhshme të ulen bashkë me drejtuesit e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, për të diskutuar rreth kandidaturave.

Të fillojmë të shkojmë drejt një grupi me 3-4 kandidatura që mund të jenë ato që marrin më shumë konsensus. Pastaj secili prej nesh të kërkojë mbështetje nga Grupet Parlamentare.”

Megjithatë, Balla theksoi se Avokati i Popullit nuk mund të jetë avokati i Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos