Administratori i "Vllaznisë" kërcënohet me 200 gramë tritol

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2020, 10:18 | Kronikë
Administratori i "Vllaznisë" kërcënohet me 200

Administratori i ekipit të futbollit “Vllaznia” ka gjetur një pako tritoli poshtë makinës së tij, lëndë e cila u soll në Tiranë për ekzaminim të mëtejshëm.

Ngjarja ndodhi në orën 08.30 të së dielës, kur Suad Lici pikasi edhe pakon e mbështjellë me natriban, poshtë automjetit të tij tip Benz, me targa AA 311 SH, të cilin e kishte parkuar përballë banesës së tij, afër stadiumit “Loro Boriçi”.

Menjëherë ai lajmëroi policinë lokale ndërsa për A2 ai sqaron se nuk ka konflikte.

Ekspertët e xhenios, të mbërritur nga Tirana, nuk e çaktivizuan në vend lëndën plasëse, por e sollën për ekspertizë të detajuar në Laboratorin Kriminalistik.

Burimet konfindenciale nga grupi hetimor thanë se nga të dhënat paraprake dyshohet se autorët kishin vendosur afro 200 gramë tritol dhe fitili është djegur i gjithi, pa mundur të depërtojë tek tek mbështjellja e natribanit dhe më tej kapsollës, çka do të thotë se nëse atentati do të ishte realizuar, pasojat do të ishin tepër të rënda në të gjithë zonën përreth.

Suad Lici njihet edhe si biznesmen në Shkodër. Ai u emërua nga Voltana Ademi si administrator i Vllaznisë në Shkodër në 23 korrik të vitit 2018.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos