
Palombarët e RENEA-s kanë gjetur të mbytur në lumin Shkumbin një 69-vjeçar pranë fshatit Mjekës.
Policia bën të ditur se viktima është shtetasi T.T., banues në Elbasan. Sipas policisë, ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij një ditë më parë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)