Admir Thanza: KPK dhe KPA më diskriminuan

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 11:13 | Aktualitet
Admir Thanza: KPK dhe KPA më diskriminuan

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza, i shkarkuar nga vetting-u si person i dënuar nga drejtësia italiane, nis një tjetër betejë ligjore. Për herë të parë pas shkarkimit, Thanza flet për dënimin e tij në shtetin fqinj.

Në një intervistë për gazetaren Anduena Llabani, Thanza deklaron se vetting-u e diskriminoi dhe atij i është hequr e drejta për t’u mbrojtur në proces. Ai i është drejtuar Gjykatës së të Drejtave të Njeriut me një ankim vendimi më 29 korrik të vitit të shkuar, pak kohë pas shkarkimit të tij nga Kolegji i Apelimit.

“Vetting-u ishte një proces që nisi si domosdoshmëri. Rasti im ishte një fryrje artificiale dhe nëse do t’i  hyjmë pjesës profesionale dhe financiare, aty ka shumë fakte të pavërteta dhe për këtë nuk kanë prova.

Sipas tij, këtu kemi të bëjmë me vendimin e një instituti të së drejtës proceduriale penale italiane, që njihet si Sinteca di Padigamento, ku palët bien dakord me organin e akuzës, në këtë rast nuk jepet vendim dënimi, por një sanksion i karakterit administrtiv, i cili nuk atribuon asnjëherë cilësinë e personit si i dënuar dhe asnjë element të kryerjes së veprës penale. Të gjithë këto elementë janë shtrembëruar, sipas tij, dhe janë keqintrepretuar duke cenuar jetën time private dhe profesionale.

“Ajo që është më specifike, në rastin tim, është cenimi i nenit 8 të konventës, lidhur me cenimin e jetës private. Në mënyrë tepër të padrejtë, të dy shkallët cenojnë, së pari, ajo që unë kam kërkuar për rastin e dënimit tim në shtetin italian, pasi nuk kemi të bëjmë me një vendim dënimi. Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut pikërisht, pyetja 6/b, i drejtohet shtetit shqiptar, nëse janë respektuar masat mbrojtëse procedurale për një proces të rregullt vendimarrës, nga institucioni i vetting-ut. Specifika e dy organeve të vetting-ut janë që KPA bën hetim të përgjithshëm dhe të vë përpara barrës së provës, po kështu dhe apeli të marrë prova të reja, por në rastin tim ata mbivlerësuan gjetjet e tyre. Sot që një shtet të mos ketë funksionale një gjykatë nuk më duket normale. Ka njerëz që mund ta ringrenë atë gjykatë. Nuk mendoj se jam sulmuar për vendime të miat, ndonëse si ish-gjyqtar ndihem i diskriminuar dhe i fyer”, thekson Thanza. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos