Adoleshenti vret priftin pedofil që abuzoi seksualisht me të

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2019, 11:41 | Bota

Një 19-vjeçar francez ka vrarë priftin pedofil që kishte abuzuar seksualisht me të.

Alexandre V. sulmoi priftin 91-vjeçar Roger Matassoli në shtëpinë e klerikut në Agnetz, në veri të Francës, duke i futur një kryq në fyt e duke e mbytur më pas.

Matassoli akuzohej se kishte abuzuar me të paktën 4 djem gjatë periudhës 1960-2000, përfshirë Alexandre dhe babain e Alexandre.

Sipas “Franceinfo”, prifti u transferua nga dioqeza e Clermont në atë të Saint-Andre-Farivillers dhe më pas u zhvendos në Agnetz, pas akuzave për pedofili. Edhe pse mbi të rëndonin këto akuza, ai është paguar nga kisha deri në vitin 2018.

Babai i Alexandre ka thënë për mediat franceze se djali i tij është përpjekur të vrasë veten, ndërsa babai i tij e ka vrarë veten kur mësoi se i biri ishte abuzuar seksualisht: “Ai prift ka shkatërruar një familje të tërë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos