Një edukator në Kinë është kapur nga kamerat e sigurisë duke detyruar më shumë se 30 fëmijë të vegjël që të godasin me pëllëmbë veten.
Siç shihet nga pamjet, edukatori i kërkon fëmijëve që ta godasin fort veten, përndryshe do t’i rrihte vetë ai.
Edukatori, sipas agjensisë së lajmeve Xinhua, është arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur në një kopsht privat në provincën Hainan. (A2 Televizion)