Një stërvitje ushtarake detare e trupave ruse, kineze dhe iraniane në Gjirin e Omanit ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo lëvizjes është konsideruar nga ekspertët si një kundërpërgjigje ndaj pranisë së marinës amerikane dhe asaj britanike në Ngushticën e Hormuzit, që ndodhen aty për të siguruar kalimin e anijeve të mallrave.
“Lojërat e luftës” të marinës kineze, ruse dhe asaj iraniane janë parashikuar të nisin ditën e hënë.
Ministria kineze e Mbrojtjes, përmes një deklarate për shtyp, bëri me dije se stërvitja e përbashkët bëhet me qëllim për të rritur bashkëpunimin dhe shkëmbyer eksperiencën në fushën e sigurisë mes 3 vendeve. (A2 Televizion)