Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis pushimin kolektiv nga puna

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 17:44 | Aktualitet
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis pushimin kolektiv nga puna

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka njoftuar nisjen e procedurës së pushimit kolektiv nga puna si pasojë e humbjeve financiare.

“Për shkak të dobësimit të ekonomisë shqiptare dhe asaj botërore, ne parashikojmë që veprimtaria tregtare e TIA-s do të vijojë të jetë në rënie. Nisur nga kjo situatë e vështirë, TIA është e detyruar që të ndërmarrë masa me qëllim parandalimin e humbjeve të mëtejshme ekonomike dhe për të siguruar vazhdimësinë e biznesit të saj. Duke qenë se për arsyet e sipërpërmendura është e pamundur që i gjithë stafi të zihet me punë, TIA ka vendosur të fillojë procedurën e pushimit kolektiv nga puna”, lexohet në njoftimine TIA-s.

Numri i punonjësve që shkurtohen do të jetë 52. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos