Infektohen 2 punonjëse, Covid-19 mbyll Bashkinë e Durrësit

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 14:04 | Aktualitet
Infektohen 2 punonjëse, Covid-19 mbyll Bashkinë e Durrësit

Covid-19 detyron Bashkinë e Durrësit të mbyllë dyert për qytetarët paraditen e kësaj të hëne.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Durrës ka mbyllur 11 zyra në bashkinë e këtij qyteti. Me konkretisht janë mbyllur zyrat e Urbanistikës, Protokolli, Arkiva, zyra e Kabinetit, zyra e Sekretarisë si dhe zyra Kryetares në bashkinë e qytetit bregdetar.

Vendimi erdhi pasi në zyrën e urbanistikës të bashkisë kanë rezultuar të infektuara me Covid-19 dy punonjëse. Zyrat do të qëndrojnë të mbyllura deri në daljen e përgjigjeve të testeve që u janë marrë punonjësve të tjerë.

Ndërkohë këto të fundit, deri në konfirmimin e përgjigjeve janë vetizoluar në banesat e tyre. Zyrat e mbyllura pritet t’i nënshtrohen edhe dezinfektimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos