
Në pritje të mbërritjes së avionit të parë me afganë në Shqipëri, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, inspektoi çadrat që janë vendosur në Komandën e Forcës Ajrore në Rinas.
Më pas, Xhaçka u zhvendos në godinat e Qytetit Studenti, ku refugjatët do të strehohen përkohësisht. Ata do të qëndrojnë aty deri në nisjen e sezonit të ri universitar, ndërsa më pas do të zhvendosen.
Shqipëria pranoi të strehojë përkohësisht shtetas afganë që po largohen nga vendi i tyre nga frika e hakmarrjes së talebanëve, të cilët kanë marrë kontrollin e shtetit atje. Deri tani nuk duhet sa është numri i personave që do të strehohen në Shqipëri, por është thënë nga autoritetet shqiptare dhe amerikane se bëhet fjalë për persona që kanë bashkëpunuar me SHBA dhe vendet e NATO-s përgjatë viteve të fundit. (A2 Televizion)