Afganistani në “vitin 0”, foto nga jeta e re në Kabul

Nga A2 CNN
16 Gusht 2021, 13:50 | Aktualitet

Një ditë pasi talebanët morën edhe kontrollin e Kabulit, Afganistani është përfundimisht nën sundimin e tyre. Qeveria dhe forcat e sigurisë u dorëzuan brenda pak ditësh përballë ekstremistëve islamikë, të cilët tashmë kanë shpallur Emiratin e Afganistanit.

Në rrugët e Kabulit u panë që në orët e para të mëngjesit trupat talebane, të armatosur, të cilët patrullonin rrugët, për të siguruar, siç thonë ata, rendin dhe qetësinë e qytetarëve afganë. Mijëra prej vendasve janë përpjekur të largohen nga ky fillim i ri, i cili për ta duket më tepër si një fund i hidhur i pranisë 20-vjeçare amerikane në vendin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos