Europa është e përçarë për refugjatët afganë, Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut hapin dyert

Nga A2 CNN
16 Gusht 2021, 12:53 | Aktualitet
Europa është e përçarë për refugjatët

Më përshkallëzimin e situatës në Afganistan, rikthehet fuqishëm problemi i refugjatëve nga shteti i përfshirë nga kaosi; shumë janë tashmë në Europë në pritje të të drejtës së azilit, të tjerë do të mbërrijnë gjatë javëve në vazhdim.

Por ndërsa Europa është e ndarë nëse do t’i pranojë ose jo, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë konfirmuar se do të hapin dyert. Austria e bëri menjëherë të qartë linjën e ashpër. “Kush ka nevojë për mbrojtje duhet ta sigurojë sa më afër që të jetë e mundur me vendin e origjinës. Kjo është një situatë joshëse për emigracionin e paligjshëm, që nxit aktivitetin e kontrabandistëve dhe krimit të organizuar”, tha ministri i brendshëm i Austrisë Karl Nehammer.

https://a2news.com/2021/08/16/terheqja-nga-afganistani-blinken-mbron-vendimin-nuk-do-te-nisnim-nje-lufte-te-re/

Në frontin opozitar, bashkë me Shqipërinë, pozicionohet Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilat ju përgjigjën pozitivisht thirrjes së Shteteve të Bashkuara për të strehuar refugjatë afganë. Në një postim në rrjetet sociale presidentja Vjosa Osmani tha se më 16 korrik, ishte kontaktuar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett lidhur me çështjen. “Pa asnjë hezitim apo kushtëzim të vetëm, kam dhënë pëlqimin tim për një operacion të tillë humanitar, duke u nisur së pari nga parimi njerëzor se nuk i mbyllen dyert atyre që pa fajin e dëshirën e tyre janë të detyruar të lënë vatrat e tyre”, tha Osmani.

Të gatshme për të pritur afganë që kanë punuar për ushtrinë amerikane dhe forcave të koalicionit,  janë shprehur edhe autoritetet në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev i tha një televizioni të Shkupit se afganët do të vendosen në hotele dhe motele, ndërsa shpenzimet do t’i mbulojë qeveria amerikane. Kryeministri Zaev tha se së bashku me SHBA do të planifikohen hapat e mëtejshëm. Ndërkohë, në Afganistan ndodhen rreth njëqind shtetas të Maqedonisë së Veriut, me të cilët autoritetet në Shkup po qëndrojnë në komunikim dhe sipas Ministrisë së jashtme, “ata janë jashtë zonave të rrezikut”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/16/shba-merr-kontrollin-e-aeroportit-te-kabulit-per-te-evakuuar-stafin-shenohen-dy-viktima/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

A2 CNN Livestream

Latest Videos