Situata e zjarreve, mbeten aktive vatrat në majën e Rrunës, Kolsh dhe Thirrë

Nga A2 CNN
16 Gusht 2021, 09:16 | Aktualitet
Situata e zjarreve, mbeten aktive vatrat në majën e Rrunës, Kolsh

Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike në disa zona kryesisht në zonën veriore dhe verilindore të vendit. Në Majën e Rrunës terreni mjaft i vështirë dhe era e fortë vijon të mbajë aktive vatrat e zjarreve në lakun e Thive dhe të Mollave edhe pse është punuar nga ajri, flakët ende janë aktive, por pa rrezik për banesat.

Edhe në qarkun e Lezhës situata e zjarreve paraqitet problematike veçanërisht në njësinë administrative të Kolshit. Deri më tani në këtë zonë sipërfaqja e përshkuar nga zjarri është mbi 30 hektarë, nga të cilat 15 hektarë me shkurre dhe pemë janë djegur plotësisht.

Ndërkohë më e përmirësuar duket situata e zjarreve në fshatin Thirrë të bashkisë Mirditë. Këtu zjarri ka përshkuar një sipërfaqe rreth 220 hektarë nga të cilat janë djegur 140 hektarë pyje me ahe, dushqe dhe pishë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/raporti-per-zjarret-dhe-pasojat-e-flakeve-ergi-bregasi-kod-i-kuq-per-njerezimin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos