
Vllaznia gjen sulmuesin e shumëkërkuar. Gjatë përgatitjeve në Ohër, kuqebluve iu është bashkuar Eugen Sidorenko, sulmues i përfaqësueses moldave.
Klubi njoftoi arritjen e marrëveshjes me 30-vjeçarin, i cili i është bashkuar skuadrës në stërvitje ende pa hedhur firmën në kontratë.
Sidorenko është lojtari i golave që trajneri Jonuz kërkonte për gjysmën e dytë të sezonit, me objektivin e shkodranëve që është pozicionimi në zonën e kupave të Europës.
Lojtari numëron 34 ndeshje dhe 7 gola me përfaqësuesen e Moldavisë, ndërsa përveçse në kampionatin vendas ka luajtur edhe në Premier Ligën ruse dhe në ligën e dytë izraelite. (A2 Televizion)