
Në Kosovë janë shënuar 10 viktima nga koronavirusi, në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, janë regjistruar 521 raste të reja nga 1375 testime ditore. Qyteti më i prekur mbetet Prishtina me 285 infeksione.
Sa i përket të shëruarve, 585 pacientë e kanë mposhtur virusin për një total prej 25 586 të shëruarish.
Sipas autoriteteve shëndetësore të Kosovës, me shifrat e sotme numri total i rasteve aktive është 13 505 raste, ndërsa ai i viktimave ka shkuar në 1026. (A2 Televizion)