Afrohet procedura për shkarkimin e Trump, Presidenti: Do të shpërndaj bisedën e plotë me Zelenskyn

Nga A2 CNN
24 Shtator 2019, 23:15 | Bota
Afrohet procedura për shkarkimin e Trump, Presidenti: Do të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka vendosur të zbardhë të gjithë bisedën e kryer me homologun ukrainas Volodimyr Zelensky, që po shkakton një skandal politik që mund t’i japë udhë procedurës për shkarkimin e presidentit.

Vendimi për zbardhjen e dialogut, ku sipas disa burimeve nga ana e Trump i bëhej presion Ukrainës të hetonte djalin e kandidatit demokrat Joe Biden, (kundrejt lëvrimit të një ndihme 400 milionë dollarë në armatime, sipas burimeve të Washington Post)  u bë publik nga vetë Trump me anë të një statusi në Twitter ku deklaronte që  transkriptimi do të ishte “i pa censuruar dhe i plotë”.

Zbardhja e transkriptimeve sipas CNN nuk ka gjetur dakord të gjithë pjesëtarët e administratës, në veçanti sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, i cili sipas burimeve mendonte që ky do të ishte një precedent i rrezikshëm në marrëdhëniet diplomatike.  

https://a2news.com/2019/09/23/akuzohet-se-i-beri-presion-ukraines-per-te-hetuar-biden-demokratet-kerkojne-shkarkimin-e-trump/

Shtohen ndërkohë, zërat që mbështesin një procedurë impeachment, pra shkarkimin e presidentit, dhe pritet që kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi  të japë miratimin e saj për fillimin e kësaj procedure, që parashikon një hetim të detajuar nga komisioni i drejtësisë, që në qoftë se ka elementë të qenësishëm dërgon një raport Dhomës së Përfaqësuesve.

Në qoftë se kjo pjesë e Parlamentit amerikan voton për shkarkim, fjala i shkon Senatit, aty ku duhen dy të tretat e tij për të formalizuar shkarkimin e Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos