Asambleja e OKB-së, ironia e Trump për 16-vjeçaren Thunberg: Duket e lumtur!

Nga A2 CNN
24 Shtator 2019, 21:12 | Bota
Asambleja e OKB-së, ironia e Trump për 16-vjeçaren Thunberg:

Donald Trump shfaqet përçmues dhe ironik ndaj Greta Thunberg dhe fjalimit të saj të emocionuar dhe emocionues në Kombet e Bashkuara.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1176339522113679360

 “Duket një vajzë shumë e lumtur dhe e projektuar drejt një të ardhmeje të shkëlqyer”, shkruan presidenti amerikan në Twitter duke shoqëruar komentin ironik me një video të fjalimit të aktivistes suedeze.

https://www.instagram.com/p/B2ynHJ-gB6q/?utm_source=ig_web_copy_link

Gjatë samitit për Klimën në Nju Jork, përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Greta Thunberg iu drejtua liderëve botërorë në lot duke i akuzuar se i kanë vjedhur ëndrrat dhe fëmijërinë me premtime boshe.

https://a2news.com/2019/09/23/okb-hap-punimet-thunberg-me-keni-grabitur-endrrat/

Më pas në një zhvillim tjetër, aktivistja suedeze e shigjetoi Trumpin me një vështrim, i cili u kap me kamera dhe bëri xhiron e botës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos