All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Fjalimi në OKB, Trump sulmon Kinën për tregtinë dhe Hong Kongun

Nga A2 CNN
24 Shtator 2019, 20:12 | Bota
Fjalimi në OKB,  Trump sulmon Kinën për tregtinë dhe Hong
All - Paragraf - 1

Donald Trump përballë liderëve nga e gjithë bota. Presidenti amerikan nisi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara duke sulmuar Kinën. Konkretisht, Trump u ndalua tek protestat masive në Hong Kong duke kritikuar Pekinin për ndikimin e tij, ndërsa fokusi kryesor ishte në fushën e tregtisë.

 “Jo vetëm që Kina nuk ka pranuar të miratojë reformat e premtuara, ajo ka përqafuar një model ekonomik, të varur nga pengesat masive tregtare, subvencionet e rënda të shtetit, manipulimi i valutave, hedhja e produkteve, transferimet e detyruara të teknologjisë dhe vjedhjet e pronës intelektuale e sekreteve tregtare në një shkallë të madhe”, deklaroi presidenti amerikan.

All - Paragraf - 3

Sulme të ashpra pati edhe ndaj Iranit, duke kërkuar që ky shtet të mos posedojë kurrë një armë bërthamore. Gjithashtu premtoi ashpërsim të sanksioneve.

https://a2news.com/2019/09/24/trump-ne-okb-e-ardhmja-nuk-iu-perket-globalisteve-por-atdhetareve/

“Të gjitha kombet kanë për detyrë të veprojnë. Asnjë qeveri përgjegjëse nuk duhet të mbështesë dëshirën e Iranit për gjakderdhje. Për sa kohë që sjellja e rrezikshme e Iranit vazhdon, sanksionet nuk do të hiqen, por do të forcohen”, vijoi Trump.

Ndër të tjera, Trump foli edhe për marrëdhënien e tij me Kim Jong Un, duke u shprehur optimist për një përfundim të mirë të negociatave për programin bërthamor të Koresë së Veriut. Presidenti amerikan gjatë fjalimit të tij kritikoi qeverinë e Venezuelës, kërkoi respektimin e të drejtave të komunitetit LGBT dhe u shpreh kundër politikave të globalizmit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos