
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka shpallur garën për punësimin e 74 specialistëve.
Kreu i këtij institucioni, Artan Lame, iu ka bërë apel të gjithë të rinjve që të bëhen pjesë e strukturës së Agjencisë, teksa ka theksuar se ngritja e nivelit profesional të punonjësve është edhe një ndër sfidat kryesore të Kadastrës.
“Sot, unë po lajmëroj hapjen e garës për punësimin e 74 specialistëve në strukturën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me profesione inxhinier ndërtimi arkitekturë, urbanistik, gjeo-informatikë, gjeodezi dhe topografi. Saktësoj, jo punonjës në kontratë, por punonjës në strukturë. 74 vende të lira në shkallë Republike. Numrin kryesor e mban Tirana me 13 vende të lira dhe Vlora me 9 vende”, u shpreh Artan Lame. (A2 Televizion)