Ujësjellësi Elbasan, kryebashkiaku nuk pranon rritjen e çmimit të ujit

Nga A2 CNN
10 Shtator 2019, 19:37 | Aktualitet

Shqipëria është një vend me burime ujore të mëdha, ose thënë ndryshe noton mbi ujë. Por në mënyrë paradoksale shqiptaret paguajnë shtrenjtë për të patur ujin në çezmat e tyre. Rritja e çmimit të ujit thuajse në të gjitha bashkitë e vendit është justifikuar me investimet dhe përpjekjet për të patur furnizim me ujë 24 orë.

Një kërkesë e tillë është bërë edhe për ujësjellësin e Elbasanit, i cili e tregton ujin e pijshëm me çmimin më të ulët në vend. Ekspertët hidrikë kanë patur një takim me përfaqësues të USAID dhe kryetarin e Gledian Llatja për këtë qëllim.

Ekspertët argumentuan se mirë menaxhimi i kompanisë dhe përmirësimi i furnizimit me ujë nëpërmjet investimeve, dikton rritjen e çmimit të ujit për konsumatorët e bashkisë së Elbasanit.

Kryebashkiaku Gledian Llatja në takimin me ekspertët e USAID

Por një kërkesë e tillë është kundërshtuar nga kryebashkiaku Llatja, i cili deklaroi se nuk do te ketë asnjë rritje të çmimit të ujit.

“Unë besoj se edhe këtë vit nuk do të ndryshojmë çmimin e ujit. Duhet të fokusohemi si ne si Ujësjellësi në shlyerjen e detyrimeve që kemi si dhe në humbjen në rrjet”, deklaroi në takim kryebashkiaku i Elbasanit.  

Vetëm pasi të rritet niveli i mbledhjes se detyrimeve të prapambetura dhe mirë menaxhimi i kompanisë, atëherë do të merret sërish në diskutim propozimi për rritje të çmimit të ujit për qytetarët e Elbasanit nëse do të jetë e nevojshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos