Agjencia europiane e barnave, vaksinat e para mund të licencohen në fund të vitit

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 14:29 | Bota
Agjencia europiane e barnave, vaksinat e para mund të licencohen në

Ndërkaq në Europë, vaksinat e para mund të licencohen në fund të vitit apo në fillim të vitit 2021.

Njoftimi erdhi të hënën nga Agjencia europiane e barnave e cila po shqyrton aplikimet për aprovimin e tri vaksinave kandidate kundër koronavirusit; ato të Oksfordit, Pfizer dhe Modernës. Agjencia me qendër në Amsterdam autorizon përdorimin dhe testimin e medikamenteve në vendet e bllokut.

Por dritën e gjelbër përfundimtare e jep Komisioni Europian. Pak ditë më parë presidentja e KE Ursula Von Der Leyen tha se agjencia mund të aprovojë vaksinat e Pfizer dhe Modernës në gjysmën e dytë të dhjetorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos