
Bllokimi kombëtar antikoronavirus, i vendosur në Angli në fillim të nëntorit për të luftuar valën e dytë të infeksioneve, do të skadojë në 2 dhjetor, sikurse ishte planifikuar. Por kjo masë do të zëvendësohet nga një skemë e përgjithshme e përforcuar me kufizime të pjesshme lokale, sipas të dhënave nga çdo territor. Kjo u raportua nga BBC, që thotë se kryeministri Boris Johnson do t’i njoftojë pasditen e sotme masat lehtësuese.
Palestrat dhe dyqanet jothelbësore në të gjitha zonat pritet të lejohen të rihapen kur të mbarojë bllokimi i Anglisë.
Boris Johnson do të shpjegojë detajet e kthimit të Anglisë në "sistemin me tri nivele", kur bllokimi të mbarojë në 2 dhjetor.
Është raportuar që pub-et në nivelin e tretë do të qëndrojnë të mbyllura, përveç atyre që e marrin me vete. Në nivelin e dytë, vetëm ata që shërbejnë ushqim mund të hapen.
Të gjitha pub-et do të qëndrojnë të hapura deri në orën 22:00, por klientët do të kenë një orë shtesë për të pirë atë që mund të kenë porositur.
Rregullat e reja do të shoqërojnë Mbretërinë e Bashkuar deri në periudhën e Krishtlindjes, për të cilën qeveria Johnson ra dje dakord me ato të Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut një skemë ad hoc e vlefshme për të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që duhet të sigurojë relaksim të kufizuar në 5 ditët e festave. (A2 Televizion)