Agjenti special i DEA-s mbërrin në Shqipëri

Nga A2 CNN
16 Shtator 2022, 11:02 | Aktualitet
Agjenti special i DEA-s mbërrin në Shqipëri

Ambasada e SHBA njoftoi se ka mbërritur në Shqipëri agjenti special i Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA), Brendan Leddy.

“Ambasadorja Kim u takua me agjentin special Leddy për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të diskutuar të ardhmen e pranisë së DEA-s në Shqipëri. Agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar. Agjenti Special Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e aftësive në teknikat e hetimit kundër narkotikëve”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos