
Roma mposhti me rezultatin 2-0 Spezian, në një ndeshje ku dy futbollistët e kombëtares sonë, Marash Kumbulla dhe Rey Manaj, e nisën si titullarë dhe luajtën 90 minuta të plota.
Verdhekuqtë dominuan ndeshjen, por miqtë patën disa raste për shënim, mes të cilëve edhe një rast të pastër me Manajn, por që gjeti përgjigjen e shkëlqyer të Rui Patricios.
Sulmuesi kuqezi e gjeti rrugën e rrjetës në pjesën e dytë, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
Ndërkohë, Kumbulla u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje të rëndë në mesfushë.
Me fitoren e arritur falë golave të Chris Smalling dhe Ibanez, Roma barazon me pikë (28) në vendin e gjashtë Juventusin. (A2 Televizion)