
Një tjetër ndeshje e Premier League është anuluar këtë javë për shkak të rritjes së infektimeve me Covid-19 . Pas Tottenhem edhe Manchester United është kthyer në një vatër infeksioni të koronavirusit.
Disa lojtarë dhe pjesëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë në testet e fundit, për këtë arsye Premier League ka vendosur zyrtarisht të anulojë duelin e të kuqeve përballë Brentfordit.
Emrat e futbollistëve nuk bëhen të ditur, por dyshimet nisën që në ndeshjen e kaluar kur Lindelof doli nga fusha për shkak të problemeve me frymëmarrjen. (A2 Televizion)