Real Madrid mposht Barcelonën 1-2 në Camp Nou duke “vulosur” krizën e katalanasve në këtë sezon dhe duke u ngjitur në krye të La Liga.

Ndeshja u zhbllokua nga austriaku Alaba në minutën 32, ndërkohë që Los Blancos mbyllën ndeshjen në minutën e 94-t me Lukas Vazquez, duke e bërë të parëndësishëm golin e parë të Aguero me fanellën blaugrana, lajmi i vetëm i mirë për Koeman. (A2 Televizion)