Simeone shpërthen në Serie A, i shënon 4 gola Lazio-s së Hysajt

Nga A2 CNN
24 Tetor 2021, 16:54 | Futboll
Simeone shpërthen në Serie A, i shënon 4 gola Lazio-s së

Pas fitores me Interin, Simeone ka kthyer me këmbë në tokë Lazio-s, teksa i shënuar 4 gola skuadër së Sarrit, në takimin e mbyllur 4-1 në favor të Veronës.

Giovanni Simeone ishte autor i dy golavë në pjesën e parë, ndërsa Immobile ngushtoi diferencën me nisjen e pjesës së dytë, por vetëm kaq, pasi Lazios me Hysajn në fushën e lojës do të ishte e pafuqishme. Në minutën e 62, Simeone realizoi golin e tretë e në fund të takimit edhe të katërtin.

Me rezultatin 3-0 triumfoi edhe Fiorentina ndaj Cagliarit, me gola të realizuar nga Biraghi, Gonzalez dhe Vlahovic.

Në mbrëmje luhen dy takimet më të rëndësishme të javës por jo vetëm. Roma-Napoli dhe në mbrëmje Inter-Juventus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos