
Kuvendi i Shqipërisë do të votojë sot në një seancë të jashtëzakonshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Në nisje të seancës, Sali Berisha mori fjalën dhe u shpreh se zëvendëskryeministri është arratisur dhe për këtë arsye, përgjigjet e pyetjeve duhet t’i japë Edi Rama, tha ai.
“Në mungesë, për shkak të arratisjes së zëvendëskryeministrit, i cili duhet të ishte në sallë për t’iu përgjigjur pyetjeve, unë propozoj që të gjitha pyetjeve do t’u përgjigjet bosi i tij, Edi Rama”, tha Sali Berisha.
Në momentin që Berisha mori fjalën, Edi Rama u largua nga salla e Kuvendit.
Në përditësim... (A2 Televizion)