Kuvendi vendos sot fatin e Arben Ahmetaj

Nga A2 CNN
14 Korrik 2023, 07:46 | Politikë
Kuvendi vendos sot fatin e Arben Ahmetaj

Kuvendi i Shqipërisë do të votojë sot në një seancë të jashtëzakonshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Mazhoranca kërkonte që ky votim të bëhej, ditën e hënë, pas miratimit dhe të raporteve në Këshillin e Mandateve, por pas debateve të ashpra në sallën e Kuvendit, u la që kërkesa për arrestimin dhe kontrollin në banesën e Ahmetajt të lihej për të premten.

Paraprakisht, si mazhoranca ashtu edhe opozita kishin dhënë dakordësinë në Këshillin e Mandateve për të miratuar kërkesën e SPAK, por ndaheshin vetëm në çështjen e ditës kur ajo do të votohej, një lëvizje kjo, që sipas pakicës po bëhej për t’i dhënë kohë Ahmetaj që të rregullonte provat.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për korrupsion, fshehje apo mosdeklarim të pasurive dhe pastrim parash. Ai aktualisht nuk ndodhet në Shqipëri dhe mendohet të jetë larguar disa orë përpara se kërkesa e SPAK të mbërrinte në kryesinë e Kuvendit.

Hetimet nxorrën në pah lidhjet e tij me dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përfituesit e koncensioneve të trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier e Tiranë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/13/konferenca-e-kryetareve-e-vendos-te-premten-seance-te-posacme-per-ahmetajn/
https://a2news.com/2023/07/13/akuzat-per-dosjen-ahmetaj-gjiknuri-mos-beni-hetim-penal-sikur-po-gjeni-pacientin-zero/

A2 CNN Livestream

Latest Videos