All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ahmeti mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi: Kuriozë dhe optimistë, nuk do të ketë njohje, por lehtësira juridike drejt saj

Nga A2 CNN
4 Shtator 2020, 15:06 | Kosova
Ahmeti mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi: Kuriozë dhe optimistë,
All - Paragraf - 1

Pak orë mungojnë nga mbyllja e dialogut Prishtinë - Beograd në Uashington, por analistët duken optimist për një marrëveshje fitimprurëse për të dy palët, që shkon edhe përtej fokusit ekonomik.

Sipas Arben Ahmetit, drejtor i televizionit Kanal 10 në Kosovë, “ajo që po ndodh po na bën shumë kuriozë dhe optimistë  për një rezultat kualitativ. Duket sikur ndërmjetësi  e ka pasur seriozisht, nuk kemi të bëjmë me dialog shterp, administrata Trump ka ndërmend t'i japë një shtysë normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”, thotë ai për A2.  

All - Paragraf - 3

Ahmeti tregon edhe disa prapaskena që mund të kenë drejtuar fatin e kësaj marrëveshje pikërisht drejt kryeqytetit amerikan. “Zoti Vucic ka pasur protesta në Serbi të financuara nga qarqe filo-ruse , dhe ka pasur përplasje për herë të parë të agjencive sekrete serbe dhe ato pro-ruse. Vucic po e bën këtë lëvizje si afrim me SHBA, por edhe për të shpëtuar pushtetin e tij”. Kjo, sipas tij, sepse “më shumë se akti i njohjes së Kosovës, për elektoratin serb ka rëndësi si njihet, pa poshtërim dhe për një përfitim të madh ekonomik”.

 Sipas gazetarit, “Nënshkrimi i sotëm nuk do të zyrtarizojë  njohjen e Kosovës, ose dorëzimin e Serbisë ndaj Kosovës, por do të jetë sigurisht dorëzim i Vucic ndaj SHBA. Ekzistojnë dy premtime për investime të fuqishme amerikane në Kosovë dhe Serbi nga SHBA, që do të varet nga si do të veprojnë këto dy shtete  në 3 vitet e jashtme” .

Për Ahmetin marrëveshja e bën de facto të njohur pavarësinë e Kosovës, dhe e shpjegon me një shembull. “Nuk ka marrëveshje ekonomike,  që sheh vendet thjesht si tregje, pa pjesën politike. Paramendoni lidhjen ajrore të kompanisë e Lufthansa që bashkon Prishtinën me Beogradin. Autoritetet në Beograd do t’i duhet të pranojnë dokumentet kosovare, një njohje de facto”, thotë gazetari.

All - Paragraf - 6

Gazetari thotë se nga burimet të tij në Uashington, në marrëveshjen e sotme “njohja nuk është dakordësuar, por janë bërë lehtësira juridike drejt njohjes”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos