Një aksident i rëndë ka ndodhur në sesionin e tretë të provave zyrtare të Çmimit të Madh të Belgjikës, në Formula 1.
Lando Norris, pilot i McLaren, humbi kontrollin e makinës së tij në daljen e Eau Rouge, për shkak të reshjeve të shumta të shiut në pistë.
Britaniku u përplas dhunshëm me muret rrethuese të pistës, ndërsa njëvendëshja u rrotullua disa herë.
Fatmirësisht, Norris doli vetë nga makina dhe nuk pësoi dëmtime të rënda.
Provat zyrtare u ndërprenë për pastrimin e pistës dhe për të pritur qetësimin e reshjeve. (A2 Televizion)