Marc Marquez rrëzohet me 270 km/h, shpëton pa pasoja

Nga A2 CNN
27 Gusht 2021, 16:43 | Sporte të tjera

Frikë për Marc Marquez në MotoGP. Ndërsa po mbyllte provat e lira të Çmimit të Madh të Silverstone, piloti spanjoll rrëshkiti, teksa motori i tij kishte një shpejtësi prej 270 km/h.

Honda u shkatërrua, ndërkohë që gjashtë herë kampioni i botës shpëtoi pa u lënduar, edhe për shkak të reflekseve dhe aftësisë për t’u mbrojtur menjëherë nga përplasja me tokën.

Përpara incidentit, Marquez kishte arritur të regjistronte kohën më të shpejtë të sesionit të provave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos