“Air France” në Shqipëri, ulet avioni i parë në Rinas

Nga A2 CNN
9 Korrik 2022, 15:42 | Aktualitet

Kompania “Air France” nisi zyrtarisht fluturimet me Shqipërinë nëpërmjet një linje direkte Paris-Tiranë. Avioni i parë u ul në aeroportin e Rinasit mesditën e sotme ku e pranishme ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Ajo e cilësoi si një lajm shumë të mirë për Shqipërinë faktin që një prej kompanive më të mëdha europiane, sipas saj nis fluturimet direkte me vendin tonë.

“Air France” fillimisht do të operojë më dy fluturime në javë ndërsa ministrja Balluku theksoi se synimi është që të arrihet kuota e 4 fluturimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos