Air Race, rihapet gara për titullin botëror

Nga A2 CNN
15 Korrik 2019, 16:32 | Futboll
Air Race, rihapet gara për titullin botëror

Gara për titullin botëror në Red Bull Air Race mbetet e hapur, pasi Matt Hall triumfoi në eventin e zhvilluar mbi liqenin piktoresk të Balatonit në Hungari.

Piloti australian ishte thuajse perfekt në tentativën e fundit, të realizuar në 58 sekonda e 839 të mijtat dhe pa u penalizuar, duke qenë vetëm pak më i shpejtë se britaniku Ben Murphy dhe Pete McLeod.

Si Murphy ashtu edhe McLeod ishin më të shpejtë në cirkuitin ajror, por të dy u penalizuan me nga një sekondë nga gjyqtarët e garës.

https://www.youtube.com/watch?v=HnJyRAzv-5Y

Martin Sonka, i cili kryeson në renditjen e përgjithshme e mbylli garën i fundit, pas penalizimit me tre sekonda, por mbetet lideri i Botërorit me 65 pikë, vetëm 4 më tepër se Matt Hall. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos