Ajnshtajni, një mendje e madhe e shekullit XX, shkencëtari që solli teorinë e relativitetit kujtohet në "Dita jonë"

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 07:12 | Lifestyle
Ajnshtajni, një mendje e madhe e shekullit XX, shkencëtari që

“Dita jonë” ka përkujtuar sot Albert Ajnshtajnin, një prej mendjeve më të mëdha të shekullit të 20-të. Ai zhvilloi Teorinë e Relativitetit, të cilën e kishte përfunduar me kohë, por iu deshën 25 vite që të tjerët ta kuptonin.

Ja disa fakte interesante nga jeta e Albert Ajnshtajn:

Ajnshtajni kishte vështirësi në të folur. Kur e bënte, fliste shumë ngadalë. Këtë e bëri rregullisht deri në moshën 9-vjeçare. Prindërit trembeshin mos ishte i vonuar, por sigurisht më vonë doli se frika e tyre ishte pa baza. Kjo është quajtur sindroma e Ajnshtajnit.

Ajnshtajni ngeli në provimin e hyrjes për në kolegj. Në moshën 17-vjeçare aplikoi për të hyrë në Shkollën Politeknike Federale Zvicerane. Ai kaloi provimin e matematikës dhe të shkencës, por ngeli tek të tjerat.

Ajnshtajni ishte i preferuari i grave. Nga korrespondenca e tij, del se në një moment të jetës, ka qenë i lidhur me gjashtë gra, mes tyre dhe një spiune ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos