
Petro Zheji është studiuesi që me veprat e tij, gërmoi në rrënjët e gjuhës shqipe, për të vërtetuar teorinë se krahas gjuhëve të vjetra e të reja, shqipja kryeson që në lashtësi.
Petro Zheji do të kujtohet si mjeshtri i përkthimit, që përmes penës së tij, shumë vepra botërore folën shqip: ndër të tjera "Ringjallja" e Tolstoit, vëllimi i dytë i kryeveprës "Don Kishoti" i Servantes, "Galileo Galilei" i Bertold Brecht dhe shumë të tjera.
Petro Zheji vazhdon të mbahet mend si profeti i gjuhës shqipe.
Ai u nda nga jeta më 14 mars 2015, në moshën 86-vjeçare. (A2 Televizion)