Vdes njeriu që i bënë transplant një zemër derri

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 16:40 | Lifestyle
Vdes njeriu që i bënë transplant një zemër derri

57-vjeçarit amerikan, të cilit iu bë një transplant zemre nga një derr i modifikuar gjenetikisht, një procedurë që zhvillohej për herë të parë, ka ndërruar jetë dy muaj pas operacionit.

David Bennett, i cili vuante nga një sëmundje e pashërueshme e zemrës, i dinte rreziqet e transplantit, ndërkohë që doktorët e kishin pranuar se vetëm koha do ta tregonte nëse operacioni do të konsiderohej i suksesshëm apo jo.

https://a2news.com/2022/01/10/hera-e-pare-qe-ndodh-njeriut-i-vendoset-nje-zemer-derri/

Pas transplantit, Dr. Bartley Griffith shprehej: “Zemra po punon normalisht. Jemi shumë të emocionuar, por ende nuk e dimë se çfarë do të na rezervojnë ditët në vazhdim, pasi bëhet fjalë për një transplant që nuk është bërë kurrë më parë”.

Shkencëtarët po punojnë intensivisht për të krijuar derra, organet e të cilëve pranohen nga trupi i njeriut, në mënyrë që njerëzit të mos vuajnë më mungesën e organeve për transplant. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos