
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) me anë të një deklarate zyrtare ka mohuar se bllokimi i kohëve të fundit të disa faqesh interneti ka qenë i këtij institucioni.
AKEP i cilëson si “të pabaza” këto informacione nga momenti që detyrë e këtij institucioni është “t’i përcjellë sipërmarrësve të komunikimeve elektronike (Internet Service Providers), subjekte të ligjit për komunikimet elektronike dhe kuadrit rregullator të tij, udhëzimet përkatëse nga organet vendimmarrëse, pa rishikim, modifikim, apo ndërhyrje të njëanshme”, thuhet në deklaratë.
Autoritetet vendimmarrëse sipas AKEP janë Autoriteti i Mediave Audiovizuale (AMA), organet e gjyqësorit dhe të ndjekjes penale, Policia e Shtetit apo Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF). (A2 Televizion)