Qeveria do të dërgojë në Parlament një propozim për të zgjatur gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor.
Propozimi u paralajmërua gjatë ditë nga Kryeministri Rama, i cili tha se gjendja do të zgjatet përtej datës 24 prill gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar me qytetarët në rrjetet sociale.
Ndër të tjera kryeministri Rama njoftoi dhe ngritjen e një Task Force institucionale Anti-Covid që do të monitorojë zbatimin e protokolleve nga bizneset që pritet të hapen sot dhe ditën në vijim. (A2 Televizion)
