Akomodimi i të pastrehëve, 42 milionë euro për hotelet dhe bonuset e qirave

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 15:16 | Aktualitet
Akomodimi i të pastrehëve, 42 milionë euro për hotelet dhe

Qëndrim në hotele për të kaluar më mirë situatën e përjetuar. Ishte ky standardi që u vendos me familjet që humbën banesat e tyre nga tërmeti, dhe vijon të zbatohet sot me afganët që i shpëtuan ndërrimit të regjimit.

Përgjatë dimrit që pasoi tërmetin e 26 nëntorit, ishin mbi 4 mijë persona që qëndruan në hotelet në zonën e bregdetit. Sipas të dhënave të Thesarit, 131 pagesat e kryera nga ana e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në favor të strukturave akomoduese kapin vlerën e 223.38 milionë lekëve, apo rreth 1.8 milionë eurove.

Me afrimin e pranverës e të sezonit turistik dhe kohën e gjatë deri në rikthimin në banesat e tyre të reja, si zgjidhje për të pastrehët e tërmetit u pa dhënia e bonusit të qirasë. Aktualisht, rreth 13 900 familje po trajtohen me këtë formë subvencioni, me një kosto prej 2,9 miliardë lekësh në vit, apo gati 40 milionë eurosh nga data e tërmetit deri më sot. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos