Suksesi i konferencës së donatorëve, një vit e gjysmë më pas po ndërtojmë me fondet tona

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 14:08 | Aktualitet
Suksesi i konferencës së donatorëve, një vit e gjysmë

E quajti një magji, rezultatin e Konferencës së Donatorëve, por në fund, zgjodhi një tjetër drejtim. Shqipëria e sapodalë nga rrënojat e tërmetit, kishte arritur të mblidhte 1,1 miliardë euro zotime në formën e kredive dhe granteve, nga shtete dhe organizata dashamirëse me nevojat e vendit për t’u ringritur.

Sot, përthithja e këtyre fondeve llogaritet në rreth 300 milionë euro, apo 32% e totalit të premtuar. Në terren, krahas punës individuale që po bën Bashkimi Europian, Turqia, apo partnerë të tjerë, të angazhuara janë 48 miliardë lekë të buxhetit të shtetit të shpenzuara në vitin 2020 dhe të planifikuara për këtë vit dhe atë pasardhës.

17 shkurti i Konferencës përkonte me periudhën kur pandemia nuk e kishte goditur ende botën. Por më shumë se sa prej Covid-it, për ekspertin Zef Preçi ka qenë paaftësia ajo që ka ndikuar në mospërthithjen e këtyre fondeve. Preçi ngre dyshimet e tij edhe për mënyrën se si janë shpërndarë fondet individuale për rikonstruksionin e banesave me dëme të lehta dhe mesatare.

Një vit më parë, qeveria deklaronte se nuk kishte asnjë tërheqje nga fondet e premtuara në Konferencën e Donatorëve, por gjithçka varej nga vonesa e procedurave të donatorëve. Pritshmëritë e qeverisë ishin që në vitin 2022 të mjaftonin 6 miliardë lekë nga buxheti për programin e rindërtimit. Fakti që për vitin e ardhshëm ky fond llogaritet në 20 miliardë, mund të përdoret si një tregues se një shumë e madhe ka dështuar të finalizohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos