Tragjedia e 26 nëntorit: Jeta pas tërmetit, 17 mijë pas lëkundje në dy vjet

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 09:43 | Aktualitet
Tragjedia e 26 nëntorit: Jeta pas tërmetit, 17 mijë pas

Si sot, dy vjet me parë, tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra shtëpi e biznese të shkatërruara. Ngjarja tragjike kujtohet ende sot nga të mbijetuarit në zonat e prekura nga goditja. Ndërsa nga specialistët, cilësohet më i fuqishmi i dekadave të fundit që është pasuar nga 17 mijë tërmete të tjera.

Gdhihej e martë. Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm me përmasa shkatërruese. Epiqendra ishte në Hamallaj të Durrësit me intensitet 9 ballë. Vala e goditjes u ndje frikshëm në Durrës, në Tiranë, Kurbin e Lezhë. Tërmeti i 26 nëntorit të 2019-s, konsiderohet një ndër më të fuqishmit në vend.

Tragjedia kishte ndodhur, 51 banorë të Durrësit e Thumanës, mes tyre shumë fëmijë, nuk e arritën mëngjesin e 26 nëntorit.

https://a2news.com/2021/11/26/2-vjet-nga-termeti-tragjik-rama-u-ngritem-me-te-forte-nga-kjo-tragjedi/

Tërmeti u mori jetën në gjumë, nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara. Qindra të tjerë mbetën të plagosur e të pastrehë.

Fqinjët nuk kanë kontakte me të mbijetuarin e familjes Lala dhe as me të afërm të tjerë. Por thonë se nuk do ta harrojnë atë natë dhe ditët më pas, kur fqinjët e tyre nxirreshin një pas një të pajetë.

Në Durrës, Tiranë, Krujë, Kurbin e Lezhë po punohet për të fshirë gjurmët ende prezentë të tërmetit shkatërrimtar. Pas goditjes së rëndë të Thumanës, ku mbetën 24 viktima, qyteza e re është drejt përfundimit. Banorët e mbetur pa strehë presin të hyjnë në shtëpitë e reja, ndërsa shumë nga ata që humbën të afërmit nuk duan t'u kthehen kujtimeve të hidhura.

Pas dy vjetësh nga lëkundja e fortë e tokës, aktiviteti sizmik në zonën e Hamallajt është ende aktiv.

Tërmeti i 26 nëntorit do të mbahet mend për forcën shkatërruese, për viktimat dhe të pastrehët që shkaktoi, për solidaritetin njerëzor dhe pafuqinë e njeriut përballë dukurive të tilla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos