Aksident brenda tunelit Tiranë-Elbasan

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 13:21 | Kronikë
Aksident brenda tunelit Tiranë-Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar, mesditën e së hënës, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan duke bllokuar qarkullimin e mjeteve për disa minuta.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur brenda tunelit të këtij aksi rrugor, ku është përplasur një automjet dhe një kamion.

Nga aksidenti nuk raportohen persona të lënduar, ndërkohë që policia vijon hetimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos