Gjendet një person i pajetë në Elbasan

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 12:34 | Kronikë
Gjendet një person i pajetë në Elbasan

Një person i pajetë është gjetur këtë të hënë në qytetin e Elbasanit. Bëhet e ditur se trupi i pajetë është gjetur në lagjen Shënkoll.

Sipas policisë, viktima është shtetasi me iniciale I. D., 49 vjeç. Ai është gjetur i vdekur në banesën tij. Mësohet se ai jetonte i vetëm, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos