Trafikonte armë zjarri drejt Kosovës, arrestohet 34-vjeçari nga Tropoja

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2022, 09:42 | Kronikë
Trafikonte armë zjarri drejt Kosovës, arrestohet 34-vjeçari nga

Një 34-vjeçar nga Tropoja ka rënë në prangat e Policisë pasi u kap duke transportuar armë zjarri me qëllim trafikimi drejt Kosovës. Policia njofton se 34-vjeçari me iniciale S. D., nga Shoshani i Tropojës, u kap gjatë kohës që po transportonte dy  armë zjarri automatikë,  1 armë zjarri pistoletë tip "Glock" dhe sasi municioni luftarak, me automjetin e tij "Volkswagen", në aksin rrugor Shoshan-Bajram Curri, në vendin e quajtur "Ura e Shtrenjtit".

Armët e sekuestruara do dërgohen  në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për ekzaminime të mëtejshme, nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e  personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit"  dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Opearacioni Shoshan u krye nga strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë  dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për këtë shtetas, që tentonte të trafikonte armë zjarri drejt Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos