Pëson infarkt duke drejtuar motoçikletën, ndërron jetë 63-vjeçari në Lushnjë

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2022, 18:24 | Kronikë
Pëson infarkt duke drejtuar motoçikletën, ndërron

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Lushnjës, ku një person ka humbur jetën teksa ishte në drejtim të një motoçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjazë, ku 63-vjeçari me inicialet A.S po drejtonte një motoçikletë tip “Yamaha”. Për arsyeje ende të paqarta, por që sipas burimeve të policisë mund të lidhen me një infarkt të papritur, personi ka rënë duke ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon gjithsesi për përcaktimin e shkakut të vdekjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos