Aksident i frikshëm në Denver, 3 kamionë e 12 automjete në flakë, disa viktima

Nga A2 CNN
26 Prill 2019, 12:24 | Bota

3 kamionë e 12 automjete u përfshinë në një aksident të frikshëm rrugor në Denver te Kolorados, më pasojë vdekjen e disa personave e plagosjen e të paktën 10 të tjerëve.

Ngjarja ndodhi në një autostradë në perëndim të qytetit, kur një kamion I tonazhit të rëndë humbi kontrollin e u rrëzua mbi automjetet e tjera.

Aksidenti u pasua nga flakë gjigande. Policia nuk e saktësoi se sa është numri i të vdekurve, por përmes një postimi në Twitter tha se hetimet po vazhdojnë dhe se viktimat janë të shumta.

Pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë zjarrin teksa ngrihet nga poshtë dhe rreth mbikalimit në autostradë, dhe shtëllunga të mëdha tymi të zi.

Një segment i rrugës kryesore që çon nga Denveri në zonën malore, u mbyll në të dyja drejtimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos