Dimër në Spanjë, borë e përmbytje në shumë zona

Nga A2 CNN
25 Prill 2019, 13:00 | Bota

Pas Pashkëve të lagështa për shumë pushues në Spanjë, një valë e re e të ftohtit solli erëra, reshje e madje edhe borë në disa pjesë të vendit, ditën e mërkurë.

Autoritetet ngritën paralajmërime në më shumë se gjysmën e rajoneve spanjolle. Borëpastrueset u mobilizuan për largimin e borës nga rrugët në zonat të larta, përfshirë Gudalaharën dhe Veriun e Madridit, ndërsa shërbimet e emergjencës ndihmuan për lehtësimin e kushteve në zonat e përmbytura në qytezën e Ksabia, në jug të Valencias.

Meteorologët parashikojnë rikthimin e diellit për zgjedhjet e përgjithshme që mbahen në 28 prill. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos